Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se opozita shqiptare sot është një taborë të babziturish.

Rama thekson se opozita është jashtë historisë, duke shtuar se njerëzit e opozitës të armatosur, duan të terrorizojnë vendin.

“Armata e Mbrojtjes së Votës, që janë njerëz të armatosur. I kujt ka qenë shoqërues. Shoqëruesi i Bardhit është një ish drejtor burgjesh, famoz tjetër. Unë e di kush është në makinat e Bashës, ata që duan të hapin bingot, ata që duan t’i drejtojnë thikën biznesit.

Për inat të Ramës, të shkosh me Gazmend Bardhit, me Gon Dukën, me Berishën, Metës, do të thotë të jesh kundër fëmijëve të tu. Doni që fëmijëve t’iu kthejnë librat e Fahri Balliut. Ata janë taborë të babziturish. Janë jashtë historisë”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb