TIRANË- Mbledhja e komisionit për projektligjin për arsimin e lartë është shoqëruar me debate të shumta. Megjithëse Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se kjo reformë ka në qendër studentin dhe rrit autonominë universitare është kundërashtuar nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Por me rezerva dhe kritik është shprehur edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ai tha se ka shumë elementë që duhen rishkruar duke u ndalur tek disa prej tyre. Në përfundim, deputetët e opozitës kanë votuar në parim kundër draftit, i cili ka kaluar për në seancën e nesërme të posaçme, vetëm me votat e maxhorancës.

DEBATET
Lindita Nikolla: Mënyra e funksionimit të arsimit të lartë, e vjetër. Është një reforme që ka në qendër studentin. Reforma rrit ndjeshëm autonominë universitare. Pr/ligji për arsimin e lartë, sjell edhe një mënyrë të re financimi.

Petrit Vasili: Sfidë mbetet implementimi në praktikë i pr/ligjit. Ka shumë elementë që duhen rishkruar sa i përket terminologjisë. Duhet të ndryshoni pr/ligjin, sikundër ju e keni bërë vendos shefin e departamentit mbi shefin e shërbimit. Unë kur isha ministër isha kundër shefave të departamenteve, të tjerët e ndryshuan.

Albana Vokshi: Projektligji është diskriminues. Pr/ligji për arsimin shkel autonominë e universiteteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb