TIRANË

Analisti Artur Zheji thotë se duhet të mësohemi me një realitet të ri, si dikur nga pleniumi në plenium dhe shkak për këtë është gjendja ku ndodhet opozita. Në pjesën e parë të sezonit të ri të “Pikat mbi i” në News24 në moderimin e gazetares Ola Bruko, Zheji ka komentuar situatën politike në vend.

Ai shprehet se e sheh si një konspiracion real aleancën Berisha-Rama, duke ironizuar madje se Berisha do të vërë drejtësi si të jetë baba i kullës.

“Kam qenë në një periudhë jashtë komenteve dhe analizave televizive. Kam ndjekur me shumë simpati e vlerësim zotin Lubonja pavarësisht se nuk kam dakordësuar në distancë, tani do kemi mundësinë t’i themi gjërat ballë për ballë. Opozitarizmi është në pikën e tij më të dobët, më të rëndë. Programimi që Rama i bën për dhe 8 vjet të tjera në pushtet, madje kolegët tanë i thonë pse nuk bëhesh mbret, po imponohet një realitet që në duhet të mësohemi me një monark të përhershëm, duhet të mësohemi me këtë normalitetin. Në Shqipëri ne që e kemi jetuar mirë në moshë të pjekur stilinizmin, komunizmin njerëzit mësoheshin nga pleniumi në plenium.
Sot nuk kemi pyetje, sepse mundësitë për t’i kthyer përgjigje janë gjithmonë e më të vogla. Duket sikur do ishte fundi, një konspiracion real aleanca mes Berishës dhe Ramës sepse në fakt këta e mbajnë veten më mirë, kundrejt një bilanci ndërkombëtarësh.

E kam ndjekur zotin Lubonja, për tezën aleancë Rama-Basha, si ka mundësi që të ripretendohet që personi i përzgjedhur nga Berisha, që u katapultua në PD, tani ky doli armiku dhe ky do vërë drejtësi si me qenë baba i kullës, do e heqë këtë, do e sakrifikojë në altarin e tradhtisë, se është besëthyer dhe thirrja e disa kodeve zakonore, jemi në logjikën e absurdes”, deklaroi Zheji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb