Forcat e sigurisë në Venezuelë penguan ligjvënësit e opozitës që të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, një javë pasi Gjykata e Lartë iu shfuqizoi imunitetin disa ligjvënësve të opozitës.

Parlamenti po mblidhej për të diskutuar heqjen e imunitetit të ligjvënësve nga ana e Gjykatës si dhe arrestimin e Edgar Zambranos, nënkryetar i Parlamentit, dhe kritik i presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

Kriza politike dhe humanitare në Venezuelë po vazhdon tash e sa muaj pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro që ka mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe disa vendeve tjera po vazhdon të qëndrojë në pushtet pavarësisht protestave dhe thirrjeve të opozitës për tu larguar nga posti.

Udhëheqësi i opozitës, Huan Guaido e ka shpallur vetën president i përkohshëm dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore, përcjell REL. Nën udhëheqjen e Maduros, Venezuela është zhytur në krizë ekonomike dhe miliona njerëz e kanë lëshuar vendin si pasojë e varfërisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: