Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se opozita e bashkuar në këtë moment po sillet si një njeri, që dikush ia ka ngulur thikën pas shpine dhe normalisht do të ketë rrugë tjetër, atë të djegies së mandateve.

Gjekmarkaj theksoi se Edi Rama është sot pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë. Sipas Gjekmarkaj, Rama ka penguar Shqipërinë drejt rrugës europiane, pasi qeveria e tij është mbushur me skandale e korrupsion.

Opozita e bashkuar sot është njësoj sikur dikush ta ngul thikën pas shpine dhe ti normalisht do të kesh tjetër rrugë. Rrugët tashmë janë të ndara. Opozita në parlament janë marioneta. Për mua, opozita në parlament nuk janë fare në koncept politik. Unë nuk besoj se negociatat mund të hapen me Edi Ramën. Rama ka 7 vjet që qeveris, 4 herë ka gënjyer për hapje negociatash.

Nuk besoj se ka shqiptar që beson se Edi Rama do hapë negociatat. Unë besoj se Rama është pengesa kryesore që ne nuk na lejon të hyjmë në Europë, me kanabizimin, me krimin, me aferat, me skandalet.   Edhe në zgjedhjet e 30 qershorit, pjesëmarrja ishte e ulët dhe po ashtu as negociatat nuk u hapën dhe ka krizë të thellë. Me këto që ka ndodhur, nuk ka arsye pse të kenë ulje. Mendoj se Basha është në rritje cilësore në këtë moment”, tha Gjekmarkaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb