NGA Gregory KRIEG

Një sondazh i ri tregon se Oprah Winfrey kryeson me 11% ndaj Presidentit Donald Trump në atë që mund të jetë gara presidenciale e 2020, me 50% mbështetje ndaj saj kundër 39% për Trump. Rreth 1 në 10 votues janë të pavendosur.

Megjithatë nuk është e gjitha lajm i mirë për adhuruesit e Oprah. Sipas sondazhit të “The NPR/NewsHour/Maris”, 54% e votuesve thanë se nuk donin që ajo të hynte në garën presidenciale. Vetëm 35% ishin në favor të kandidimit dhe ky numër ishte pak më i lartë mes Demokratëve, rreth 47%.

Shifrat e Trump në një garë të mundshme me Winfrey, që nisi atë që mund të quhet “Oprahmentum” me fjalimin e saj nxitës në ceremoninë e “Golden Globes” të dielën, janë pak a shumë në të njëjtën linjë me nivelin e ulët të mos pëlqimit ndaj punës së tij, që sipas Gallup ishte 37% javën e kaluar.

Oprah do të fillonte një fushatë, për të cilën thuhet se “po e merr në konsideratë në mënyrë aktive”, me një nivel miratimi 64% dhe më pak se 25% të votuesve kundër saj. Shifra kaq të larta ndoshta mund të bien sapo Oprah të shpallë qëndrimet mbi politikat.

Sondazi i ndarjes partiake ofron një pamje më të njohur. Oprah ka mbështetjen e 91% Demokratëve ndërsa Trump do kishte mbështetjen e 85% Republikanëve.

Mes votuesve të minoritetit, Oprah kryeson në sondazh, me 87% afrikano-amerikanë pro kandidimit të saj, së bashku me mbështetjen e mbi 50% latino-amerikanëve. Por kjo mbështetje ndoshta nuk është aq e përhapur sa mund të pritet. Hillary Clinton fitoi 66% të votuesve latinë në 2016, sipas të dhënave të exit poll. Në 2012, Presidenti Barack Obama u rizgjodh me 71% (nga 67% në 2008)

Sidoqoftë sipas sondazhit të ri Oprah ka mbështetje të rëndësishme nga votuesit e bardhë. Aty ku Clinton humbi me 20%, Trump dhe Oprah janë pothuajse të barabartë, Presidenti me 45% ndaj Oprah me 44%
Mes të anketuarve politikisht të pavarur, Oprah gjithashtu kryeson në mënyrë modeste, 46% ndaj 37%, dhe 17% të pavendosur.

Nëse është një vendim që atyre do u kërkohet të marrin në të ardhmen është sigurisht pyetja më interesante për tani. Oprah ka shumë mbështetës të fuqishëm në Hollywood – regjisori Steven Spielberg gjatë promovimit të filmit të tij “The Post” jashtë shtetit, tha të enjten për prestiogjiozen britanike “The Guardian” se “Oprah Winfrey do ishte një presidente e shkëlqyer dhe nëse shpall kandidaturën, do ta mbështes”.

Konsensusi midis Demokratëve është pak më i kujdesshëm.

E thënë më thjesht, shumica besojnë se ajo mund të fitojë dhe do të luftojë për veten, por të tjerët shqetësohen nga mungesa e eksperiencës së Oprah në fushatat politike. Dhe për një pjesë që akoma po përpiqen të gjejnë një mesazh fitues dhe unifikues, qëndrimi i saj mbi çështjet kryesorë të ditës është tema kryesore e bisedave.

Sakaq Trump tha për gazetarët gjatë një takimi mbi emigracionin në Dhomën e Kabinetit të martën, “Po, do e mund Oprah Winfrey”.

1,092 votues të regjistruar u anketuan për sondazhin nga 8-10 janar. /Përktheu Aleksandra Kola

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb