SHBA

Fondacioni i bamirësisë i Oprah Winfrey do të dhurojë para për organizata të ndryshme në luftën ndaj COVID-19.

Prezantuesja e njohur këtë herë do dhurojë 12 milionë dollarë për vendet si Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milëaukee, Kosciusko dhe Mississippi.

Njoftimin e dhënë vetë Oprah ditën e djeshme duke thënë se ky virus vdekjeprurës nuk ka ikur akoma dhe se do të lërë shumë pasoja tek njerëzit.

“Koronavirusi nuk po ikën. Edhe nëse virusi do të zhdukej, ai do të lërë pasoja shkatërrimtare tek njerëzit. Ata nuk kanë punuar këto muaj dhe kanë harxhuar nga kursimet e tyre dhe ata do të kenë nevojë sërish”, vazhdon ajo.

Pasi foli me kryetarin e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot dhe udhëheqësit e tjerë, Winfrey vendosi t’i dhuronte pesë milionë dollarë për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete.

66 vjeçarja edhe në fillim të muajit prill dhuroi dhjetë milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: