TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përsëriti thirrjen e tij ndaj zyrtarëve në këtë shtet që të jenë të kujdesshëm të mos bëhen bedela të kësaj qeverie që është në largim pa kthim.

Ai theksoi se ora e llogaridhënies ka afruar shumë.

“Përpëlitjet e kësaj klike korruptive dhe antishqiptare vetëm se shtojnë vullnetin dhe rrisin përgjegjësinë e shqiptarëve që të jenë në lartësinë e detyrës për t’i dhënë fund njëherë e mirë një eksperimenti kaq të rëndë që u bë në vendin tonë, ky qytetarët trajtohen si kavie dhe kushtetuta si letër pa vlerë. Ora e vendosjes së rendit kushtetues është shumë afër. I ftoj zyrtarët të vazhdojnë bashkëpunimin, të denoncojnë çdo shkelje, të jenë në anën e duhur të historisë. Le ta lëmë këtë aventurier dhe gjithë servilët e tij të vazhdojnë rënien e lirë në humnerën që e kanë zgjedhur vetë”, tha Meta.

Sa i përket besimit në SPAK, ai tha: “Nuk është faji im që nuk besoj te SPAK. I kemi dhënë fakte, prova. Nuk është faji jonë në qoftë se ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Edi Ramës”.

“Drejtësia është monopol dhe ekskluzivitet vetëm i sovranit. Shpresoj se askush mos të shkojë në një përplasje me sovranin. Loja e Edi Ramës është përplasja me sovranin. Drejtësi ka pasur dhe ka në çdo kohë dhe jam i sigurt që drejtësia që do të vijë është drejtësia që do ta lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëjë pjesën e tij në drejtësinë që po vjen është i mirëpritur. Kush dëshiron të rrijë në xhepin e Edi Ramës të vazhdojë rënien e lirë në humnerën që ka zgjedhur ai”, u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: