“Keqqeverisja e Rilindjes vështirësoi jetesën e shqiptarëve, 69% e të punësuarve nuk përballojnë dot jetesën”, ka shkruan Endrit Braimllari në një status të publikuar në “Facebook”.

Gjithashtu, Braimllari i është referuar edhe një raporti të Komisionit Europian, ndërsa thekson edhe vështirësinë që hasin qytetarët për plotësimin e nevojave mujore.

Statusi:

Keqqeverisja e Rilindjes vështirësoi jetesën e shqiptarëve, 69% e të punësuarve nuk përballojnë dot jetesën

Jo vetëm të papunët, por edhe shumica e të punësuarve në vendin tonë hasin vështirësi të shumta për përballimin e jetës.

Madje sipas një raporti të Komisionit Europian për kushtetet e punës, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e të punësuarve që nuk arrijnë dot të përballin jetesën.

Sipas të dhënave të këtij raporti 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Ky është një tjetër tregues sesi keqqeverisja, inflacioni i pakontrolluar dhe mungesa e politikave për të mbrojtur shtresat sociale e bën vendin tonë më pak të jetueshëm duke nxitur largimet masive të shqiptarëve dhe shpopullimin e vendit.

Ndaj largimi i kësaj qeverie arrogante që është vënë tërësisht në shërbim oligarkëve dhe që dhunon opozitën është bërë një domosdoshmëri.

Ora e llogaridhënies po afron!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb