SHBA

E shtuna shënoi përvjetorin e dymbëdhjetë të Orës së Tokës, një eveniment që kremtohet në mbarë botën. Më 30 mars në orën 20:30 me orën lokale njerëz e gjitha bota fiki për një orë dritat duke iu bashkuar një momenti global solidariteti në ndihmë të mjedisit.

Ora e Tokës pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sidnej të Australisë. Atere dritat u fikën në 2.2 milionë shtëpi dhe biznese për një orë me qëllimin për të patur vëmendjen globale ndaj çështjeve alarmante të mjedisit.

Që atëherë, kjo inicitivë u kthye në fenomenin më të madh të ndërgjegjësimit mbarëbotëror për çështjen e mjedisit dhe morri mbështetje të gjërë edhe nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb