E shtuna shënon përvjetorin e dhjetë të Orës së Tokës, një eveniment që kremtohet në mbarë botën.

Më 19 Mars në orën 20:30 me orën lokale secili prej nesh duhet të fikë çdo pajisje elektrike jo thelbësore dhe t’i bashkohet një momenti global solidariteti në ndihmë të mjedisit. Ora e Tokës pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sidnej të Australisë.

Atere dritat u fikën në 2.2 milionë shtëpi dhe biznese për një orë me qëllimin për të patur vëmendjen globale ndaj çështjeve alarmante të mjedisit. Që atëherë, kjo inicitivë u kthye në fenomenin më të madh të ndërgjegjësimit mbarëbotëror për çështjen e mjedisit dhe morri mbështetje të gjërë edhe nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

Këtë vit, Ora e Tokës pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes. Plot 178 vende, 7000 qytete dhe qindra miliona njerëz në botë do të jenë të angazhuar në këtë kremtim. Edhe në Tiranë, organizata mjedisore EcoVolis do të organizojë një event kushtuar Orës së Tokës.

Ata kanë ftuar të gjithë të mblidhen në orën 20:00 në Sheshin Skënderbej. Dritat do të fiken në orën 20:30 dhe në këtë moment do të lëshohen në qiell balona të vogla me flakë ndiçuese
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: