HUNGARI-Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) nuk do të mund të privojë Hungarinë nga e drejta e saj për sovranitet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Orban, në fjalimin e tij javor në Radion shtetërore hungareze “Kossuth”, kritikoi politikën e BE-së ndaj migrantëve.

Ai tha se BE problemin e krizës me migrantët e sheh përmes kornizës së të drejtave të njeriut ndërsa vendi i tij këtë temë e konsideron si problem të sigurisë kombëtare. Hungaria, siç tha, do të vazhdojë luftën në këtë drejtim.

Orban theksoi se si vendi i tij planifikon të bëjë ndryshime legjislative dhe kushtetuese në lidhje me luftën kundër migracionit të paligjshëm. Këto ndryshime, siç tha ai, do të hedhin poshtë çdo sulm të mundshëm të BE.

Sipas tij, vetëm hungarezët kanë të drejtën të vendosin se kush do të jetojë në Hungari.

“Dua të them haptazi se Brukseli nuk mund ta privojë Hungarinë nga sovraniteti i saj”, tha Orban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: