Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin këtë të mërkurë.

Orban thekson se nga ana e tij i ka kërkuar Putin që të dakordohet për një armëpushim në Ukrainë.

Gjithashtu ai gjatë deklaratës së tij në konferencë, bëri me dije se e kishte ftuar Putin për të zhvilluar bisedimet në Hungari sëbashku me presidentin ukrainas, francezë si edhe kancelarin gjerman, ndërsa nuk konfirmoi një përgjigje të saktë , por la të kuptohej se kishte marrë sinjale pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb