Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Real Story”, në News24, se ish-diktatori Enver Hoxha i vrau kundërshtarët e tij me gjyqtarët e Ahmet Zogut.

Ngjela zbuloi dhe bisedën që kishte bërë me gjyqtarët e asaj kohe, teksa i kishte pyetur se si i vranë, ndërsa ata ja kishin kthyer se është i vogël dhe nuk e di esencën e gjykimit.

Më tej, avokati Ngjela debatoi me gazetaren Klodiana Lala, teksa kundërshtoi këtë të fundit, kur tha se prokurorët e SPAK do të kenë presion politik. Për Ngjelën, këta prokurorë do të kenë presion nga krimi dhe do të japin dorëheqjen, nëse nuk do të jenë të mbrojtur.

Pjesë nga diskutimet:
Ngjela: Enver Hoxha me gjyqtarët e Zogut i vrau kundërshtarët, e dini apo jo, sepse nuk kishte gjyqtarë. Kur bëmë mbledhje iu thashë “Ore si i vratë”. “Spartak, më thanë, je 22 vjeç, nuk di esencën e gjykimit, je i vogël”. “Gjyqtari është subjekt i ligjit. Pra, gjyqtari që nuk zbaton ligjin shkon në burg, por këta tanët nuk kanë shkuar në burg, sepse ka qenë marrëveshja politike. Shikoni si është kontrolli i gjyqtarëve të rinj, që vijnë për SPAK. Madje unë kërkova dhe qyp në dorë.
Lala: Z. Ngjela do t’i konsiderojë si të burgosur, që mbajnë byzylykë elektronikë.
Ngjela: Ju nuk e keni parë ligjin, shikojeni dhe hajdeni…

Lala: Me çfarë dosje ka nisur punën SPAK?
Ngjela: Nuk e di, s’jam përfaqësues i SPAK unë.
Lala: Kur zbret në terren, varet dhe nga njerëzit që bëjnë SPAK. Kam besim te disa prej prokurorëve, që përbëjnë atë strukturë. SPAK kam pritshmëri se do t’i hapë disa dosje të mëdha korrupsioni, por ka aq shumë problematika. Çfarë do bëjnë ata 8 prokurorët, a do ta suportojnë ata presionin politik, kur të prekin folenë e grerëzave?
Ngjela: S’ka presion politik, nuk tremben nga presioni politik. Presioni politik nuk ekziston, se nuk janë në varësi me njëri-tjetrin. Është presioni i krimit, kërcënimi për të të vrarë. E kanë mbrojtjen këta? Po s’kanë mbrojtjen, do japin dorëheqjen.
(Ndërhyn Lala)
Ngjela: Boll, boll, ik tani në gazetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb