C.Roando te Napoli nuk është një operacion si gjithnjë të tjetër, por në këto ditë të fundit të merkatos, nga një ide po kthehet në një pistë shumë konkrete. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka dhënë bekimin e tij për një transferim të mundshëm në “Maradona”, por palët e përfshirë në këtë operacion janë në garë me kohën, më 31 gusht mbyllet merkato e transferimeve.

Agjenti i CR7, Jorge Mendez, ka shumë besim se kjo lëvizje mund të realizohet, pasi të gjithë faktet të dërgojnë në këtë përfundim. C.Ronaldo nuk bën pjesë në planet e Man.United, Erik Ten Hag e ka bërë të qartë me vendimet e tij, në rastin më të mirë Ronaldo në sytë e tij është thjesht një zëvendësues, ndërsa së fundmi drejtuesit e United po bëjnë gjithçka për t’i vendosur në dispozicion një tjetër sulmues.

Përcaktues në kalimin e Ronaldo-s te Napoli mbetet Osimhen, edhe në këtë pikë, Mendez dhe mediat britanike kanë besim se United do të paraqes një ofertë të re për sulmuesin nigerian: 100 milionë euro plus shërbimet e Ronaldo-s. Drejtuesit e United janë të gatshëm të paguajnë 80-85% të pagës së Ronaldo-s, me portugezin që përfiton 24 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, Napoli është gati të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e CR7, madje janë të gatshëm ti lejojnë 100% përfitimet nga të drejtat e imazhit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb