Mund të jenë ditë ose orë përcaktuese për transferimin e Arthur në Torino. Mesfushori brazilian është bindur më në fund nga oferta e Juventus: 5 milion euro neto në sezon plus bonuse. “Zonja e Vjetër” mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar nga braziliani për të mbyllur përfundimisht këtë marrëveshje, në një kohë kur me Barcelonën akordi ekziston prej kohësh. As Setien nuk mohoj zërat që e shohin brazilianin me fanellën bardhezi, trajneri i Barcelonës është i qartë se largimi i Arthur do të sillte në “Cam Nou” një mesfushorë me shumë eksperiencë si Maralem Pjanic.

Miralem Pjanic Juventus 14l8q9cotctmz14ngizil36dz8
Miralem Pjanic Juventus 14l8q9cotctmz14ngizil36dz8

Nuk është një sekret që dy klubet, Barcelona dhe Juventus po negociojnë prej kohësh për këtë shkëmbim kokë më kokë që llogaritet në bazën e 70 milion eurove. Së bashku me Pjanic në Barcelonë pritet të transferohet edhe De Sciglio. Sipas mediave italiane, kjo marrëveshje është në detajet e fundit, të dy klubet dëshirojnë ta mbyllin brenda 30 qershorit pasi i shërben për bilancet sezonal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb