TIVAR – Këto ishin Krishtlindjet e fundit të 25-vjeçares Orena Kuca, e cila i festoi ato në Dubrovnik të Kroacisë për ta mbyllur jetën e saj të re vetëm një ditë më pas, më 26 dhjetor 2014.

Orena, ishte e vetmja viktimë e aksidentit të djeshëm në Tivar të Malit të Zi, ku autobusi me turistë shqiptarë, me të cilin po kthehej në shtëpi, doli nga rruga. Mbi 30 vetë u lënduan, por ata janë tashmë jashtë rrezikut dhe sot do të vijnë në atdhe, kurse Orena, më saktë, trupi i saj, do t’iu kthehet prindërve.

Në profilin e saj në Fb shihen fotot e fundit që ajo ka postuar nga udhëtimi i saj i fundit dhe janë bërë në Dubrovik më 25 dhjetor. Në to duket një vajzë e mrekullueshme, plot jetë dhe energji. Miq të saj kanë shënuar plot dhimbje edhe ndonjë koment poshtë atyre fotove, ku shprehin mbi të gjitha, faktin se sa e pabesueshme ishte kjo fatkeqësi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb