Pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Politik për 2 orë tashmë 4 anëtarët janë ulur në tryezë.

Janë orët e fundit para përfundimit të afatit ku do të vendoset nëse do të ketë apo jo një marrëveshje apo konsensus mes palëve mazhorancë, opozitë parlamentare dhe opozita joparlamentare.

Tre janë pikat ku janë ndalur prej ditësh palët dhe nuk po gjejnë zgjidhje, identifikimi biometrik i votuesve, depolitizimi i administratës zgjedhore si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Reforma Zgjedhore do të vijojë edhe nëse sot nuk arrihet konsensusi pasi afati real për t’u miratuar në Kuvend është 30 qershori dhe nga 1 korriku fillon implementimi por sot vendoset nëse Kodi i Ri Zgjedhor do jetë një produkt i njëanshëm apo konsensus mes palësh. Mazhoranca nuk ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë atë vetë nëse opozita nuk bie dakord për konsensus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb