Merkato është në orët e fundit të saj dhe Flamurtari në pamundësi për të firmosur me një sulmues që bind ka thyer në Vlorë brazilianin Danilo Alvesh.

“Bomberi” u largua me konsensus në fund të sezonit të kaluar duke shkruar që Flamurtari do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Nuk kaluan më shumë se disa muaj dhe palët janë ribashkuar sërish.

Flamurtari nën drejtimin e Ilir Dajës është me pretendime të mëdha këtë sezon dhe duket se sulmuesi ishte i fundit në pazëllin fitues. Kujtojmë që në dy ndeshjet e para skuadra vlonjate ka marrë 4 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb