Në orët e fundit të merkatos në La Liga, mesfushori Keidi Bare është larguar nga Atletico Madrid për të nisur një aventurë të re te Atletico Malagueño.
Atletico njoftoi largimin e fierakut përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale duke shkruar se Bare largohet pas katër vitesh.

Atletico Malagueño, është klubi satelit i Malaga dhe militon në Divizonin e Dytë B në Spanjë. Mesfushori që është thirrur edhe nga kombëtarja e Shqipërisë arriti në Spanjë në vitin 2014 nga KS Apolonia Fier.

Mesfushori ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve të “Rojiblanco”, me të cilët luajti në Youth League, si dhe me Atlético Madrid B. Përveç kësaj, Keidi debutoi edhe me ekipin e parë nën drejtimin e Diego Simeone në “Vicente Calderón” në vitin 2017, në një eliminator të Copa del Rey përballë Las Palmasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb