Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, doktoreshë Liri Berisha ka gjetur jehonë të vecantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që meren me fëmijët autikë në Evropë. Përmes revistës “Link”, organizata “Autism Europe” i ka dedikuar një hapësirë të posaçme publikimit të punës dhe arritjeve të shumta që Fondacioni dhe presidentja e tij Liri Berisha ka shënuar për fëmijët autikë shqiptarë, duke ngritur një realitet mbështetës dhe plot shpresë.

Në këtë artikull ndër të tjera publikohen të dhëna mbi shërbimin dhe punën e jashtëzakonshme që ekspertet dhe mjekët e fushës bëjnë cdo ditë për fëmijët autikë në dy qendrat rajonale për autizëm. “Ndërtimi i një të ardhme më të mirë përmes edukimit”, është filozofia e punës me këta fëmijë të cilët gjejnë tek stafi I qendrave dhe tek doktoreshë Berisha përkushtimin dhe dashurinë për një tashme dhe të ardhme me shumë mundësi dhe një jete me standarte sa më normale.

Të ngritura në në vitin 2011 dhe në vitin 2015, dy qendrat trajtojnë dhe mbështesin mbi 100 fëmijë nga mosha dy deri në tetëmbëdhjetë vjeç me programe dhe kurrikula të cilësisë me standarte tërësisht evropiane

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: