Organizata Botërore OXFAM, që merret me mirëqenien e njerëzve anekënd botës, ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund të zhysë gjysmë miliardë njerëz në varfëri, në rast se nuk merren masa për të ndaluar këtë “rrjedhje të ekonomisë”.

OXFAM thotë se mbyllja e njerëzve në shtëpi, mund të krijojë një krizë të paprecedentë dhe se ata që do ta ndjejnë më tepër janë shtetasit e vendeve të varfëra të Afrikës Nën-Sahariane , Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, raporton Guardian.

Një raport i Oxfam-it i botuar para takimeve virtuale të ministrave të financave të grupit G20 të vendeve kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankes Botërore, thotë se edhe para se të ishte koronavirusi, gjysma e botës jetonte në kushte jo të mira.

Një raport i Bankës Botërore shkruan se një recension ekonomik i mundshëm, me rënie të të ardhurave me 20 përqind tek njerëzit, do të shtynte edhe 548 milionë njerëz të tjerë në varfëri, të cilët jetojnë nën 5.5 dollarë në ditë.

G20, FMN dhe Banka Botërore kanë deklaruar se do të bëjnë gjithcka është e mundshme, që të mund të rrisin sadopak ekonomitë e vogla, që mos të ketë shtim të varfërisë. OXFAM shoprehet në raport se varfëria mund të shtohet, për herë të parë pas vitit 1991.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb