“Aleksei Navalny u helmua me Noviçok”. Ky ka qenë përfundimi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Kjo organizatë theksoi se mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok. “Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCË, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua pasi u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht. Autoritetet gjermane i kërkuan OPCË me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t’i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake. Gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe Suedi, duke shkaktuar reagim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione kundër Moskës lidhur me çështjen.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe i rezistoi presionit ndërkombëtar për të filluar një hetim penal.
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar. Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi. “Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny për gazetën Der Spiegel më 1 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: