Të paktën 5 pjesëtarë të Forcave Peshmerge humbën jetën ndërsa 4 të tjerë u plagosën në një sulm që organizata terroriste PKK kreu në qytetin Duhok të Irakut.

Në një deklaratë nga Ministria Peshmerge e administratës rajonale kurde të Irakut, thuhet se PKK-ja i zuri në pritë Forcat Peshmerge në zonën Ahmedi në rajonin Duhok.

Më tej në deklaratë thuhet se si pasojë e sulmit humbën jetën 5 pjesëtarë të Forcave Peshmerge dhe 4 të tjerë u plagosën.

Të plagosurit ndodhen në trajtim në spital/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb