Organizatorët japonezë të Lojrave Olimpike Tokio 2020, të shtyra në verën e 2021 për shkak të COVID-19, njoftuan sot se synojnë të kursejnë 30 miliardë jen (241 milion euro) nëpërmjet masave të ndryshme të thjeshtimit të ngjarjes.

“Këto kursime do të realizohen pjesërisht përmes një reduktimi të personelit dhe kostove të zbukurimeve”, tha komiteti organizues në një deklaratë.

“Ky është një rezultat i rëndësishëm duke pasur parasysh rrethanat”, përshëndeti nismën presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Organizatorët sqaruan se do të paraqesin një buxhet të përditësuar deri në fund të vitit, duke marrë parasysh “kundërmasat” në lidhje me COVID-19, të cilat priten të detajohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb