TIRANE– Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për “Përshtatje të ambienteve për përdorim droge”, “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.

“Më datë 21.09.2015, nga Seksioni i Narkotikeve, në Drejtorinë e Policisë Tirane, u arrestua në flagrancë shtetasi Irdi Zhegu, 36 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një kazinoje në rrugën “Sami Frashëri”, sepse ka kryer veprën penale të “Përshtatje të ambienteve për përdorim droge”, “Organizimit te lotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të pa lejuara”, parashikuara nga nenet 285/a, 197 dhe 198 të K.Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Q, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka krye veprën penale të “Organizimit të lotarive te pa lejuara” dhe “Venia ne dispozicion e lokalit për lojëra të pa lejuara” te parashikuara nga nenet 197 dhe 198 të K.Penal. Pasi në këtë kazino në rrugën “Sami Frashëri”, në një dhome në katin e dyte janë gjendur tre pjata porcelani ngjyre të bardhë, dy letra bixhozi njëra e kuqe dhe tjetra e zezë si dhe një sasi (mbetje) pluhuri ngjyrë e bardhë e derdhur mbi komodinë e cila u mblodh në një letër të bardhë, me peshë 1 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Sasia prej 1 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë“; tre pjata porcelani me mbetje lëndë të dyshuar “Kokainë“, së bashku me dy letra bixhozi dhe 8 (tetë) kompjuterë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: