Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka njoftuar se vijon puna për organizimin e PD në diasporë.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka deklaruar se në kryeqytetin italian është krijuar një tjetër grupseksioni ndërsa ka shtuar se diaspora në zgjedhjet e përgjithshme do ushtrojë të drejtën e votës.

Postimi i plotë:

Sot ne Sutri Viterbo Rome u krijua nje tjeter grupseksion i deges Rome, kryetar me vote u zgjodh Emanuel Pirra. Organizimi Partise Demokratike ne diaspore vazhdon.Diaspora ne zgjedhjet e pergjithshme do ushtroje tashme te drejten e saj legjitime per te votuar nga vendet ku bashkatdhetaret tane kane krijuar jetes e tyre por gjithmone duke e kthyer koken nga vendi mëmë per tu rikthyer nje dite. Misioni i Partise Demokratike qe diaspora te jete prioritet i qeverise se re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb