Stresi është iniciator i proceseve të ndryshme në organizmin tonë. Mirëpo, çfarë në të vërtetë na ndodh kur jemi nën stres?

Kur përballemi me ngjarjet stresuese, truri ynë e identifikon si rrezik, andaj i gjithë organizmi vihet “në gjendje të lartë gatishmërie”.

Shtohet qarkullimi i gjakut në muskuj, bëhen më të ndjeshme shqisat, ngrihet kufiri i dhembjes dhe atëherë zakonisht rrëqethemi.

Sistemi qendror nervor ngrihet në kufi të dhembjes në mënyrë që më lehtë të përballojmë ngjarjen stresuese dhe lëndimet eventuale.
Bebëzat zgjerohen, në mënyrë që të merret numër më i madh fotonesh, dhe vetvetiu edhe shikimi më i mirë, madje edhe në kushtet e hakmarrjes.

Në mëlçi sheqeri – në formë të materies rezervë – glikogjeni, shndërrohet në glukozë, e cila është burim themelor i energjisë, e cila na vihet menjëherë në dispozicion.
Zemra rreh më shpejt, gjë që mundëson qarkullim më të madh të gjakut dhe oksigjenit në muskuj. Në saje të kësaj, muskujt marrin më shumë glukozë se zakonisht.

Gjëndrat mbiveshkore tajitin sasi më të madhe të hormonit të stresit – adrenalinën, e cila mundëson reflekse të shpejta dhe arsye por edhe marrje të vendimit.
Qarkullimi i gjakut në zorrë zvogëlohet, ndërsa ai shkon në tru dhe muskuj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: