E kthyer tashmë në traditë të përvitshme, është zhvilluar në Berat edicioni i IV-t i Çmimit Letrar “Vexhi Buharaja”, edicion ky që zhvillohet çdo vit me rastin e rastin përvjetorit të lindjes së poetit, studiuesit dhe përkthyesit “Vexhi Buharaja”.

Aktiviteti u organizua në ambientet e bibliotekës së qytetit që mban edhe emrin e poetit e studiuesit “Vexhi Buharaja”, ku morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, studiues, profesor, intelektualë të qytetit etj. Në këtë konkurs morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Konkursi u zhvillua në kategoritë: Poezi,ese e përkthime dhe pjesë e tij u bënë 38 krijues që performuan denjësisht në fushat e përzgjedhura. Në përbërje të jurisë së këtij konkursi kanë qenë: Prof.Ymer Ciraku, Prof. Diana Kastrati, publicisti Agim Baçi, studiuesi Yzedin Hima dhe kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa. Vlerësimet e jurisë për krijuesit në fushat e përzgjedhura u arritën pas tre takimeve të zhvilluara online me 38 konkurrentët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Takimet online u drejtuan nga prof.Ymer Ciraku, i cili e ka vlerësuar konkursin e këtij viti si më të mirin në katër vitet e këtij konkursi,për nivelin e lartë të krijimtarisë. Në përfundim të njohjes me krijimtarinë e 38 konkurrentëve, juria ka dhënë edhe çmimet,ku fitues në fushën e përkthimeve është përzgjedhur Granit Zela, nga Durrësi dhe dy fitueset në fushën e poezisë janë përzgjedhur Vlora Ademi,nga Kosova dhe Rozafa Shpuza, nga Shkodra.

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ka vlerësuar krijimet e pjesëmarrësve dhe ka theksuar se aktivitete të tilla kulturore janë një vlerë e shtuar për qytetin. Falënderime për çmimet e marra kanë përcjellë edhe dy fitueset në fushën e poezisë: Vlora Ademi dhe Rozafa Shpuza, të cilat kanë vlerësuar edhe vlerat historike dhe antike të Beratit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb