Policia e Skraparit ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra një zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet me shumë njerëz, në shkelje të masave anti-Covid.

Policia njofton se është gjobitur zyrtari A. M., pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona.

Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb