Një subjekt në rrugën e vjetër të Ndroqit në Durrës është gjobitur pasi organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me aktin normative për masat ndaj COVID-19.

Subjekti i P.B, është gjobitur me 1 milionë lekë. Po ashtu dhe tre shtetas të tjerë janë proceduar pasi duke organizuar një ceremoni familjare në banesë kanë vendosur muzikë të lartë duke prishur qetësinë publike.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

 

Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative administratori i subjektit.

 

Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

 

Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar, pasi tentoi të kalojë në PKK Port Durrës, mallra të padeklaruara.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën e vjetër të Ndroqit, subjektin me administator shtetasin P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ.

 

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara në Manzë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar penalisht shtetasit:

 

Gj. B., 53 vjeç, banues në fshatin Draç, Ishëm.

 

  1. B., 42 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm.

 

  1. M., 56 vjeç, banues në fshatin Vardardhë, Sukth.

 

Këta shtetas kanë organizuar ceremoni familjare dhe kanë vendosur muzikë të lartë në banesat e tyre duke prishur qetësinë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në PKK Port Durrës, në mjetin tip “DAF”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë, të cilat nuk i kishte deklaruar.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb