Eshtë caktuar sot masa ‘arrest me burg’ për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.

Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012.

Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.

Gazetarja Klodiana Lala siguroi për ‘BalkanWeb’ pamjet ku shihej se në spital shkoi gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu dhe pak më pas saj, prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb