Një shtetas shqiptar së bashku me një sirian, dhe dy gra, një çeke e një sllovake janë arrestuar nga autoritetet gjermane në qytetin e Leipzig-ut pasi akuzohen se shpërndanin kanabis në sasi të mëdha.

Bëhet me dije se gjithë kanabisi që duhet të shitej qëndronte i fshehur në apartamente në zonat e Henriettenstrasse dhe Brückenstrasse, ndërsa sipas hetimeve pikat e shitjes ndodheshin në Andréplatz dhe Barbarossastrasse.

Prej ditës së martë, Trajko, i cili akuzohet edhe si ‘truri’ i gjithë operacionit kriminal, po mbahet nën arrest teksa rrezikon një dënim nga 5 deri në 15 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: