FIER

Policia e Fierit ka goditur një rast të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se kanë vendosur në pranga pronarin e lokalit, 41-vjeçarin Roland Bylyshi, ai akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu në pranga kanë rënë D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç, banues në Levan, Fier, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Policia njofton se këta shtetas janë konstatuar duke luajtur lojëra fati. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 aparate celularë, 2 DVR, para dhe një sasi e vogël droge.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit (Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier), i cili shpërdoronte detyrën duke fshehur të ardhurat nga aktiviteti në subjektin e tij.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë që ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit.

Sekuestrohen 3 aparate celulare, 2DVR, një sasi parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. B., 41 vjeç, banues në Levan (i punësuar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier), për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç, banues në Levan, Fier, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, në lokalin e shtetasit R. B., i cili ushtronte aktivitetin në subjektin (lokalin) e paregjistruar në organet përkatëse, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar në bashkëpunim, aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, 2DVR, një shumë parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Në Fier u arrestuan për organizim të lotarive të palejuara shtetasit Roland Bylyshi, Denis Brahimaj dhe Jani Brahimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: