Një pronar lokali është proceduar dhe një tjetër është arrestuar në Kamzë pasi organizonin lojëra fati të kundraligjishme.
24- vjeçari B.J, ra në pranga pasi po e ushtronte aktivitetin e paligjshëm, kurse pronari 25-vjeçar kishte lejuar që në ambientet e lokalit të ushtrohej aktiviteti.
Por ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, pronarit të lokaliu iu gjet dhe municion luftarak.
Lokali në fjalë ndodhet tek bulevardi ”Ramush Haradinaj” në Kamzë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në bulevardin “Ramush Haradinaj” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit.
Si rezultat i kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. J., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi O. D. (R)., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb