Dy persona kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qira) dhe Xh.B., 21 vjeç ( kamarier) banues në Gramsh akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lokalin në lagjen “18 Gushti” në Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: