POLIÇAN

Një pronar lokali është arrestuar në Poliçan pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit.

Policia ka arrestuar 46-vjeçarin Xh.L, teksa i janë sekuestruar një sasi lekësh dhe një aparat celular.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Poliçan

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb