KRUJË

Arrestohet nga Policia e Krujës një 45-vjeçar, pasi u konstatua në subjektin e tij duke organizuar muzik live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjëndjes së epidemisë”, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb