Në ditët e fundit para derbit me Partizanin, te Tirana po punohet edhe në anën psikologjike. Pavarësisht se morali është i lartë pas ecurisë së mirë, trajneri Orges Shehi kërkon të ctensionojë futbollistët bardheblu, duke bërë batuta dhe me stërvitje më argëtuese.

Janë detaje të vogla, por që për teknikun durrsak kanë rëndësi para sfidave të tilla, për më tepër në një derbi, ku presioni dhe tensioni duhet të largohen. Për fatin e mirë të trajnerit, Tirana vjen e plotë dhe pa probleme në derbi, aq sa Shehi ka dy formacione dhe shumë alternativa.

I vetmi që shqetëson disi është kapiteni Hoxhallari, që ka probleme në kavilje, por do të luajë me injeksion. Ditët e fundit stërvitje taktike është bërë në fushën e mbuluar, larg syve të kureshtarit. Duket se janë dy skenarë për sfidën me të kuqtë. I pari ka të bëjë me formacionin klasik, me të cilin Tirana luan me më të mirët e sulmit, ku Ngo, Xhixha e Seferi e nisin nga minuta e parë.

Plani B është një ndryshim i gjithanshëm i skuadrës, ku Toli spostohet në mesfushë, Toshevski luan në mbrojtje, ndërsa Ismajlgeci si anësor, ndërsa Ngo, Seferi e Xhixha të luajnë për dy vende. Nga skuadra e titullit në sezonin 2019-2020 te Tirana kanë mbijetuar vetëm dy titullarë. Bëhet fjalë për Majkëll Ngonë dhe Erjon Hoxhallarin, të vetmit në fitoren e fundit 5-1 ndaj Partizanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb