Klubi i futbollit Tirana ka njoftuar se Orges Shehi do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i ekipit kryeqytetas.

Sipas njoftimit, gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Njoftimi i klubit të futbollit Tirana:

Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi.

Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu. ✍? #kftcoach ? @orgesshehi1 #headcoach

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb