Këngëtarja Orgesa Zaimi ishte e ftuar në “Dola te Ola” këtë të diel, ku foli për jetën e saj profesionale dhe atë personale.

Gjatë programit ajo tregoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, me të cilin është njohur në moshën 17-vjeçare, “Kemi qenë shumë miq, Mentori ka punuar me motrën time dhe bashkëshortin e saj te gazeta Tema”, tha ajo, teksa shtoi se pas 5 vitesh njohje lindi diçka tjetër shumë e bukur mes tyre.

Orgesa tregoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në jetën e saj, kur së bashku me Mentorin shkuan në Gjenevë për të jetuar, pasi ai do të vazhdonte studimet.

Ajo tha se aty gjeti një muzikant me të cilin bëri një album në anglisht dhe arriti të performonte në disa vende, por më pas iu desh ta linte pasi ngeli shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Tanimë Orgesa është nënë e dy fëmijëve, e vajzës Borës dhe djalit Kronit.

Ndërkohë këngëtarja është edhe ambasadore dhe vullnetare në fondacionin “Daën Syndrome Albania”, angazhim të cilin e ka nisur që vitin e parë që është hapur dhe teksa u pyet nga Ola theksoi se merr një energji shumë të mirë nga fëmijët e kësaj kategorie.
Orgesa ka bërë edhe një këngë dedikuar fëmijëve me “sindromën daën”, “Lëviz me mua”, në bashkëpunim me miken e saj Kamela Islamaj, e cila e surprizoi në program me një videomesazh, ku tregoi se sa me fat ato janë që kanë njëra-tjetrën në jetën e tyre prej më shumë se 17 vjetësh.

Mbrëmja e kësaj të diele në programin “Dola te Ola” u mbyll me një performancë shumë të bukur nga këngëtarja Orgesa Zaimi me këngën “Verën ku ma le”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb