Policia e Parisit ka gjobitur të paktën 100 persona dhe ka arrestuar tre prej tyre, pasi morën pjesë në një orgji e cila po zhvillohej në kundërshtim me masat e vendosura kundër COVID-19. Ngjarja ka ndodhur në Collegien, ku burra e gra po zhvillonin një festë të “shthurur”, duke injoruar hapur masat e vendosura për parandalimin e pandemisë. Policia dyshon se tre persona ishin organizatorët kryesorë të eventit dhe për këtë arsye ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

“Eventi ishte në shkelje të kufizimeve kohore dhe kishte gjithashtu probleme me maskat dhe distancimin social. Ata që merrnin pjesë në festën e seksit bashkëpunuan me policinë dhe nuk pati rezistencë”– tha një burim i policisë së Parisit.

Përveç shkeljes së dukshme të rregullit të distancimit social, orgjia thyente dhe oraret e mbylljeve në Francë që aktualisht janë 18.00-06.00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: