Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur sërish te deklarata e tij dy ditë më parë, ku tha se McGonigal është filmuar në orgji.

Berisha ftoi këdo që i ‘djeg’ kjo çështje, të flasë.

“I ftoj zonjat, konkretisht të kërkojnë, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa. Elisa, çfarë pati që u ngrite, po pse kapitulli erotik është kapitulli… si bëni kështu, a jeni në rregull apo jo, keni fiqir apo jo. Po çfarë është kjo. Po pse, erotizmin e McGonigal do të mbroni këtu.
Po pse, ku e din ti që nuk kishte Allison në Shqipëria ai. Ku e din ti, pse të djeg ty. Çfarë ke. Po nuk e mbulon dot. Dëgjo. E kupton apo jo. Orgjitë e McGonigal janë reale. Kujt i djeg miza pas veshit tjetër, merreni fjalën, me radhë, me radhë. Më duhet zëri për më vonë, pa…”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb