Divock Origi është goditja e parë e Milan në këtë merkato vere. Sulmuesi belg zbarkoi në Milano një ditë më parë ndërsa këtë të martë iu nënshtrua edhe vizitave mjekësore. Orgi firmos në këtë mënyrë një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon. Në të njëjtën kohë, Milan po punon për të vënë në jetë goditje të tjera në këtë sesion të merakatos.

Origi
Origi

Sipas Corriere dello Sport, kuqezinjtë po ndjekin me interes situatën rreth Paulo Dybala pasi mes argjentinasit dhe Inter ka një ngrirje të negociatave. Nëse Dybala nuk arrin të gjejë një skuadër deri në mes të muajit korrik, atëherë Milan pritet të paraqitet me një ofertë zyrtare, 4 milionë euro plus bonuse.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Milan ka paraqitur ofertën e parë edhe për Hakim Ziyech, janë të gatshëm ti paguajnë Chelsea 5 milionë euro për huazimin e sulmuesit me detyrim blerje për 20 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: