Divock Origi ishte përforcimi i parë i Milanit në merkato. Sulmuesi nga Belgjika u largua nga Liverpool pas përfundimit të kontratës dhe për të vijuar karrierën e tij futbollistike zgjodhi kampionët e Italisë. Lojtari u shpreh tejet i lumtur në prezantimin e tij, teksa  theksoi se mezi po pret përballjen me Interin dhe bashkëkombasin e tij, Lukaku.

“Për mua është një nder të jem pjesë e këtij klubi. Milan më ka dhënë ndjesi pozitive prej ditës kur u ndeshëm si kundërshtarë me Liverpool, kuptova historinë, kulturën dhe entuziazmin që i përfshinte të gjithë. Kur Milan shënoi gol ndjeva një lidhje të fortë mes lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve. Është diçka që më shtyu të zgjidhja Milan.Dua të jem gjithnjë gati, i dua shumë sfidat. Mezi po e pres përballjen me Inter dhe Lukakun. Ai është një lojtar i madh, një bonus për Serie A dhe do të jetë bukur të luaj kundër tij” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: