Dy libra te rinj të Margaret Atwood, “Oriksi dhe Krejku” si edhe “Kenga e Penelopes vijne ne shqip për here te pare, duke risjelle dy rrëfime te ndryshme, njera nje çast apokaliptik e tjetri një ritregim te udhëtimit te Odisesë nga Penelopa. Romani “Oriksi dhe Krejku” cilësohet si vepra qe parashikoi pandemine.

Përkthyesi Erdi Ibro thotë se “Stili i Margaret Atwood është distopik. Në disa vepra të saj ajo sjell shtetin që kontrollon shoqërinë kudo. Te” Oriksi dhe Krejku ajo duket se ka parashikuar pandeminë. Në libër ndodhemi në një situatë postapokaliptike, dhe personazhi kryesore kërkon përgjigjet e asaj që ka ndodhur”.

Ndërsa në romanin tjetër, Penelopa do të mbrojë veten nga ferri me një qasje feministe kundër atyre që e gjykuan. Sipas përkthyesit Erdi Ibro, “Kënga e Penelopës”, sjell historinë e Odisesë të rrëfyer ndryshe, tashmë nga këndvështrimi i Penelopës. Penelopa vjen me një qasje feministe dhe mbron veten e saj mbi çfarë ndodhi në Itakë në mungesë të Odisesë”. Margaret Atwood është një autore e njohur kanadeze që i ofron publikut një zë sa femëror po aq një zë autorial të fuqishëm; atë të një letërsisë që ka shënuar miliona lexues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb