TIRANE

Orinda Huta është në pritje të fëmijës së saj të parë, një vajzë që e ka gëzuar atë dhe familjen më shumë se çdo gjë.

Me një set të ri fotografik ku në fokus është ajo dhe bebushi në bark, Orinda tregoi ndjesitë e saj. Moderatorja dhe këngëtarja shqiptar ka treguar se ka shijuar cdo minutë të shtatzënizë së saj. Orinda ka zbuluar dhe shkronjën e parë të emrit të vogëlushes.

“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo leviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. Lutem për secilën prej jush që është në pritje, por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i pergjigjet lutjeve tuaja! #beso”, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: