Orinda Huta dhe Olta Gixhari janë padyshim dy nga biondet më të suksesshme në vendin tonë. Orinda e nisi rrugëtimin si këngëtare, por tashmë është afirmuar si moderator. Nga ana tjetër Olta Gixhari vijon prej vitesh të jetë një nga aktoret e preferuara të publikut shqiptarë. Arsyeja pse i bashkojmë të dyja këto bukuroshe janë pikërisht këto foto. Në rrjetet sociale vajzat kanë publikuar shkrepje nga e përditshmja e tyre, duke na ngritur disa dyshime.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu si qartazi shihet poshtë veshjeve të tyre, vajzat kanë një bark pak më të rrumbullakosur se zakonisht. Kujtojmë se prej gati 3 vitesh Orinda është e martuar me Turin, ndaj të gjithë fansat janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Por duket se edhe Olta e ka gjetur shpirtin e saj binjak. Ashtu si ajo vetë ka deklaruar pak kohë më parë në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, prej kohësh ajo po jeton një histori të bukur dashurie, që shpejt do ta kurorëzojë në martesë. Kjo periudhë karantine e ka gjetur aktoren në Spanjë, ku po bashkëjeton me partnerin e saj. Deri më tani ne nuk kemi asnjë informacion që vajzat të jenë në pritje të ëmbël, veç dyshimeve që na dhanë këto foto. Ndoshta gjatë kohës së izolimit vajzat kanë marrë peshë, ose ndoshta kanë vendosur që të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë. E deri në foton e radhës, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb