TIRANE- Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare gati dy muaj më parë, dasëm kjo që mblodhi të ftuar të shumtë VIP.

Por ashtu si shumë çifte të sapormatuara, edhe dyshja e famshme e ekranit nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve për një fëmijë të mundshëm.

Në një intervistë të shkurtër për emisionin ‘Prive’ në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion’, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turjan Hyska u përgjigj: ‘Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë , darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë.’ Dyshja la kështu të kuptohet se ata po përpiqen të bëjnë një fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb