TIRANE

Oriola Marashi është ndër modelet më të komentuara dhe më të dashura shqiptare. Bukuroshja njihet për linjat e saj perfekte trupore dhe fotot provokuese që poston çdi ditë në rrjetet sociale.

Por, ditën e djeshme, ajo i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla nënës së saj, me të cilën është shumë e lidhur dhe siç është shprehur vetë, në të ardhmen dëshiron që të bëhet si ajo.

Ajo e uroi publikisht nënën për librin e saj të dytë, duke i shprehur krenarinë që ndjen për të. “Sot dua të them dy fjalë për mamanë time, Xhoi Jakaj. E aftë të shkruajë, punojë e drejtojë, por edhe nuk pushon së dhëni dashuri pa kushte.

Mjafton të takosh ish-nxënësit apo studentët e saj ndër vite, e të kuptosh sa e duan njerëzit. Edhe unë të duaaaa mama ime e dashur! Suksese në librin e radhës!

Ti më bën krenare dhe për faktin që të ardhurat e librit do shkojnë për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i sapo operuar, të cilit nuk do ia them emrin, por ai e di që ne fjalët i bëjmë realitet sepse nuk e kemi herën e parë. Të dua.”- shkruan Oriola. Modelja simpatike ka zbuluar se fitimet nga libri nëna e saj ka vendosur t’i çojë për bamirësi.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: